Për amnistinë duhen 84 vota, PD bojkoton seancën e së enjtes, Basha: Çfarë kap SPAK-u, po i liron Parlamenti

Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën parlamentare ku do të votohet edhe ligji për Amnistinë Penale.

Ai ka shtuar se një ligj i tillë po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve të dënuar apo janë nën hetim.

“PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal e korruptiv që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kjo është përpjekja më skandaloze në 33 vite për të nxjerrë nga përgjegjësia penale zyrtarët e korruptuar. Çfarë arreston SPAK tani po i liron parlamenti. Ndërkohë që nuk lirohen protestuesit tanë” – tha Basha ndër të tjera.

Me bojkotimin e PD-së dhe munges e një marrëveshjeje PD-PS, miratimi në Kuvend i Amnistisë Penale duket se bëhet i pamundur pasi kërkohen 84 vota.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com