Probleme të rënda shkaktoi dje moti i keq që goditi Greqinë, ndërsa pak pas mesnate një stuhi e papritur e shoqëruar me breshër ka “goditur” edhe Atikën.
Brenda pak minutash rrugët u kthyen në lumenj zndërsa zjarrfikësit morën thirrje pas rrëzimit të pemëve.
Ata gjithashtu morën dhjetëra thirrje për lirimin e qytetarëve nga ashensorët për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Goditjen më të madhe e kanë marrë periferia veriore, ndërsa në Filothei edhe pema e Krishtlindjes ka rënë nga era.
Më parë ishte dhënë një mesazh, për të shmangur lëvizjet e panevojshme, në Greqinë Perëndimore dhe konkretisht për banorët e Epirit, Aitoloakarnanisë, Ilisë, kaisë dhe Ishujve Jon, duke i paralajmëruar ata për stuhi të forta.
Në të njëjtën kohë, policia kishte vënë në fuqi ndalimin e qarkullimit të motorave dhe kamionëve në urën Rio-Antirio.
/a.r