Avokati Kujtima Cakrani ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, ku ka folur ndër të tjera edhe me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët dyshohet se vranë Pëllumb Metën.
Avokati ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se sipas tij, shkak për vrasjen mund të jetë morali. Ai dyshon se Pëllumb Meta ka pasur lidhje jashtëmartesore nga të cilat kanë lindur dhe fëmijë.
“Kjo ngjarje kërkon hetim të thelluar. Nuk ka ndodhur kurrë që familjarët të bëhen bashkë dhe të vrasin babain, kryetarin e familjes dhe ta zhdukin trupin në ato kushte krjtësisht kriminale dhe me një urrejtje të madhe. Mënyra makabre që është përdorur ndaj Pëllumb Metës është diçka që duhet hetuar. Nuk mjafton vetëm dënimi i tyre. Unë isha i pari që thashë që duhet provuar nëse vajza mund të bëjë qitje. Normalisht që ka dështuar sepse nuk e besoja se ka qëlluar ajo. Por mua më shqetëson fakti si ka mundësi një urrejtje kaq e madhe ndaj babait. Kjo duhet hetuar, pse është grumbulluar.
Unë nuk besoj që ëdhtë vrarë për çështjen e tokës. Vazhdoj të ngulmoj tek fakti që babai mund të ketë kryer veprime të turpshme, nuk dua ta lëndoj, por mendoj se mund të ketë turpëruar, të ketë lënë me pasoja famijët dhe kjo të ketë bërë që të grumbullohej ajo lloj urrejtje që ata kanë shfaqur në krim. Flas për moralin, sepse kanë dalë zëra që ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore, madje edhe deri me fëmijë. Për mua kjo është arsyeja më e besueshme. Thuhet se ka pasur fëmijë nga lidhjet jashtëmartesore. Këto duhet marrë seriozisht nga hetuesit. Ana morale mendoj se ka ndikuar shumë.”– tha avokati./m.j