Biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” i dyshuar për disa vepra të rënda penale ka përfunduar në spital. Burime bëjn me dije se Gjoka ka thyer këmbën gjatë kohës që ishte duke u marrë me aktivitete sportive në paraburgimin 313 dhe sot është dërguar në një spital privat për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.
Gjoka është arrestuar për “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.
/a.r