Peleshi: Reshje intensive shiu në të gjithë vendin: Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëron për reshje intensive shiu gjatë ditës së shtunë. Sipas parashikimeve, shiu do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit.

“Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.  Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate”, shkruan ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com