Peleshi për largimin e Metes: Nuk është përjashtim, është një lëvizje brenda kabinetit

Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi, është shprehur se anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të qenë në dispozicion për detyra të ndryshme ku i nevojiten partisë.

Komentet Peleshi i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se kur je pjesë e kabinetit qeveritar dhe lëviz nga një ministri në tjetrën, nuk është e nevojshme që kryeministri Rama të lajmërojë më herët ndryshimet.

“Ne jemi për hapje, por nuk jemi dakord kur hapet qeveria. Kur lëviz një ministër, themi pse e hoqëm. Ne që u bëmë të vjetër në politikë tani, ne e kemi bërë këtë marrëveshje që në fillim me partinë dhe kryetarin e partisë. Ne jemi në dispozicion të vendimmarrjes së partisë aty ku ka nevojë atdheu thoshim qëmoti.

Nëse do të ishte një shkarkim, patjetër që duhet të kishte një shpjegim. Nëse më pyesni për zotin Mete, di që nuk është hequr fare edhe ai, mbase do të lëvizë diku tjetër. Nuk është largim, nuk është përjashtim nga kabineti. Është një lëvizje brenda kabinetit”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com