Ministria e financave të Kinës ka njoftuar një tarifë shtesë prej 84% për të gjitha mallrat e importuara nga SHBA.
Kjo kundërpërgjigje vjen pasi Donald Trumpi vendosi tarifa në masën 104% për mallrat kineze.
Më herët, Pekini kishte përdorur një gjuhë të fortë kundër veprimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me marrëdhëniet tregtare dypalëshe, duke i quajtur lëvizjet e tij “kërcënuese dhe shtrënguese” dhe “gabim pas gabimi”.
Ministria kineze thotë se këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi nga mesdita e 10 prillit.