Pedagogu i ekonomisë, Rezar Prifti është përplasur ashpër në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, sa i përket mbështetjes që qytetarët kanë për opozitën shqiptare.
Mehmetaj pretendoi se qytetarët shqiptarë kanë vendosur dhe në zgjedhjet parlamentare të 2025 do të votojnë për opozitën për të rrëzuar Edi Ramën.
“Unë mendoj se qytetarët e kanë vendosur. Na kanë përqafuar ne. Të jap modelin e 2021. Në 2021 qytetarët me gjithë këto gjëra që janë zbuluar, të cilat patjetër i dinë se i jetojnë. Ka një diferencë mes asaj që dihet dhe asaj që provohet me drejtësinë. Ja pse qytetarët na kanë përqafuar, sepse të marrësh mënyrën si është votuar, patjetër që qytetarët e kanë votuar opozitën. Nuk ka fituar Edi Rama në zgjedhjet e 2021, ka bërë makinacion në zgjedhjet e 2021, duke ndryshuar Kodin Zgjedhor 5 ditë para dhe merr një parti politike 113 mijë vota dhe merr tre mandate dhe një parti politike tjetër me 30 mijë vota merr 3 mandate, kjo nuk është të fitosh zgjedhjet por ti manipulosh duke përdorur ato mekanizmat”, tha Mehmetaj.
Por pedagogu Prifti iu kundërpërgjigj duke thënë se këtë gjë e besojnë vetëm aktorët e opozitës, pasi qytetarët janë të pavendosur dhe nuk kanë besim te opozita në kushtet aktuale.
“Qytetarët se kanë vendosur ama. Po ta kishin vendosur qytetarët do t’ju kishin përqafuar ju dhe do t’ju kishin puth në të dy faqet si Milua. Mund të ta jap me formulë matematike që Edi Rama me 100 përqind i manipuloi zgjedhjet, i bleu e të tjera, të tjera. Por Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet, humbët ju. Me gjithë korrupsionin e mundshëm humbët ju”, iu drejtua Prifti – ish deputetes.
/a.r