Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit në garën elektorale të 11 majit. Lidhur me dhunën e ushtruar nga kandidati Xhelal Mziu, Çupi u shpreh se PD është një repart dhune dhe kush ka votuar PD, ka votuar dhunën. Më tej, analisti tha se i duhet thënë stop dhunës nga politika.
“Është vonuar shumë që të ndodh kjo gjë, këta janë zgjedhur fillimisht si kandidatë dhe si besnikët e njeriut më të dhunshëm. Mziu bëri thirrje në zgjedhjet e kaluara që kështu do e pësojnë si kandidati i Elbasanit i cili u vra. PD është repart dhune, herë është konsideruar paramilitar ose militar, është në raportin e dhunës.
Në zgjedhjet e ardhshme zor se kemi PD, i jep një shpresë qytetarëve që do zvogëlohet dhuna. Nëse do votohen këta, ke votuar dhunën. Problemi për mua nuk janë këta, janë institucionet e shtetit që janë ende të dobëta edhe kur vjen nga politika. Mziu është paraqitur në SPAK po të jesh i sigurt që do dal i palagur, ashtu siç nuk u hetua Gaz Bardhi për vrasjen në Elbasan, ashtu siç nuk thërritet në SPAK kryetari i PD që u thotë zonjave të PS dashnore të Gadaf etj.”