Partia Demokratike ka reaguar për Kuvendin e Rithemelimit, i cili u mbajt këtë të shtunë dhe ku pritet votëbesimin për kryetarin.
Zëdhënësja e kësaj partie, Mirela Karabina e ka quajtur kuvendin “mashtrime ordiner për hallet e tij, për t’i ikur llogaridhënies në zgjedhjet e 14 majit, teksa pyet Berishën se për se nuk përmendi zgjedhjet lokale të majit teksa risjell po ashtu, arsyet se përse ish-kryeministri është shpallur “non ngara” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.
“Sali Berisha vazhdon me mashtrimet ordinere për hallet e tij dhe për t’i ikur llogaridhënies për humbjen e thellë të zgjedhjeve të 14 majit, për të cilën nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse u kishte premtuar demokratëve që për 6 muaj rrëzon Edi Ramën.
Mashtrimet e dala boje të Berishës kërkojnë të fshehin pazarin e tij me Edi Ramën, që kurorëzohet me kullën më të lartë të Ballkanit në Tiranë.
Sa për arsyet pse Sali Berisha u shpall non grata, sot nuk ka shqiptarë që nuk e kupton!
Argumenti i DASH për shpalljen non grata: “ Në cilësinë e tij si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe në shpenzimin e besimit të publikut shqiptar ndaj institucioneve të tyre qeveritare dhe zyrtarëve të lartë publikë”
Arsyet pse Britania e Madhe shpalli Sali Berishën non grata : “ Në lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsion”.
Këto janë arsyet që Sali Berisha është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, të tjerat janë përralla dëshpërimi
Sot Sali Berisha duhet t’u tregonte demokratëve që po i përdor si mburojë të halleve të tij:
-Pse nuk shkon para drejtësisë të sqarojë akuzat ndaj tij për korrupsion, por fshihet pas demokratëve?
-Pse nuk tha asnjë fjale për zgjedhjet e 14 majit? Shënoi humbjen më të thellë në zgjedhje, ndëkohë që i mashtroi demokratët se me të do të largohej Rama për 6 muaj.
Sali Berisha nuk do të mund të mbrohet në përballje me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Drejtësinë duke përçarë demokratët për interesat personale të tij!”