“PD nuk vjen më kurrë në pushtet”, Kulluri: Është bërë një parti si krokodili me veshë të vogla dhe gojë të madhe

Edvin Kulluri thotë se PD është një parti që po vdes. Kulluri shprehet se e vetmja shpresë që mund të ringrejë PD është largimi i Sali Berishës dhe bashkimi i të gjithë partive opozitare në një koalicion me lista të hapura.

“PD po shkon drejt vetë asgjësimit. Është bërë një parti si krokodili me veshë të vogla dhe gojë të madhe. Ka një shkëputje të madhe nga realiteti.

PD po shkon drejt shkrirjes dhe kjo duket qartë, sepse nuk arriti të mbledhë as 1 mijë veta në katër kryqëzime kryesore të kryeqytetit.

Për mua ajo parti është drejt vdekjes, po mbahet artificialisht me oksigjen dhe ne për ta mbajtur veten me shpresa sa herë shikojmë që lëviz ndonjë sy apo ndonjë dorë, themi se po bëhet më mirë. Por nuk po bëhet.

PD e ka mbyllur misionin e saj. Ka vetëm një shans, që Berisha të largohet nga gara për kryeministër dhe të futeshim të gjithë në një koalicion me lista të hapura për të maksimizuar votat.

Kjo parti nuk vjen më kurrë në pushtet dhe kjo është e qartë. Ata nuk po bëjnë as politikë më, por dinë vetëm një retorikë kundër SPAK.

Dhe të jesh kundër SPAK sot është t’i vihesh kundër shqiptarëve, sepse e gjithë shpresa e Shqipërisë sot, është aty, te drejtësia e SPAK”, u shpreh Kulluri në Dritare TV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com