PD kërkon t’i hiqet mandati deputetit Vullnet Sina: 9 kompanitë e tij përfituan para nga buxheti i shtetit

Partia Demokratike ka akuzuar të martën deputetin socialist Vullnet Sina, se ka përfituar miliona lekë nga paratë publike, ndërkohë që mban dhe mandatin e deputetit. Nisur nga këto akuza, PD do ti kërkojë Kuvendit që ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetit Sina.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.”, thuhet në njoftimin për shtyp të Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike.

Sipas PD-së, deputeti Vullnet Sina “i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste”, rezulton, sipas saj, se “është kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.”

“Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekësh, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.”, përfundon njoftimi për shtyp.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com