“PD ka rënë në duar private”, Alibeaj: Berisha me hallet e tij me drejtësinë s’jep dot as ofertë e as shpresë

Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj I ftuar në studion e RTSH-24  ka akuzuar dy partitë e mëdha në, PS dhe PD që janë në të njëjtën linjë pas marrëveshjeve të arritura në  parlament.

Sipas tij, ato ndajnë të njëjta qëndrime për çështjet më bazike që shqetësojnë sot gjithë shqiptaret .

Alibeaj foli për krijimin e një  subjekti tjetër politik të dalë nga radhët e të djathtëve.

Nuk duhet ta fshehim tha ai, po duhet një parti anti-Berishiste dhe të përmbys këtë kasë të vjetër politike të shkëputet nga e vjetra dhe të luftojë për lirinë e votës.

Për deputetin demokrat, grupimi i ri politik duhet të mbështesë drejtësinë e re dhe kryesisht SPAK.

Në këtë aksion të ri politik do të jenë të gjithë ata që kushdo që ka dëshirë dhe interes, duhet të jetë qartësisht i shkëputur nga politika e vjetër përfshirë edhe atë nga PD.

Ajo parti ka rënë në duar private, administrohet në mënyrë private, autokratike dhe me problemet dhe hallet me drejtësinë që i pari i asaj partie ka nuk mund të përbëjë as ofertë as shpresë për qytetarët. Duhet që edhe në Shqipëri të kuptohet leksioni i madh i demokracisë. nuk janë kushte por sfida, është kohë sakrificash. Është rrugë jo e lehtë.-

“Një nga çështjet që duhet ti ndante realisht këto dy parti ishte pozicioni që ato duhet të mbanin ndaj drejtësisë së re, SPAK-ut kryesisht. Logjika e do që opozita duhet të ishte një mbështetëse e fortë dhe një aleate e drejtësisë. Perceptimi publik dhe sondazhet e tregojnë që për kaq kohë SPAK ka një rezultat dhe është një institucion që ka mbështetje më të madhe në gjithë Shqipërinë.  Pra shqiptarët duan ti jepet fund pandëshkueshmërisë dhe opozita duhet të ishte mbështetëse e shumicave që krijohet në publik. Ndaj në këtë prizëm nuk ka kuptim që opozita jonë, ajo që quhet opozita zyrtare të dali kundër këtij institucioni.”

E kuptoj tha Alibeaj, që mazhoranca është në luftë me SPAK sepse ka 12 vite që qeveris vendin dhe skandalet korruptive e pamundësojnë mbështetjen e qeverisë për SPAK.

Por jo vazhdoi më tej ai, ajo pjesë që e vetëquan vetën opozita zyrtare të shkoi dhe të bashkoi votat me qeverinë për “Amnistinë Penale” që ishte dhe sinjali i fortë për të goditur drejtësinë e re.

Por elementi i dytë shtoi Alibeaj është dhe më i rëndësishëm është bashkimi për sistemin zgjedhor.

E kam fjalën këtu për atë që ndodhi në muajn korrik ku një pjesë e deputetëve të opizitës dhe mazhoranca bashkuan votat për Kodin e ri Zgjedhor. E kuptoj shumë mirë z. Rama që dëshiron një sistem zgjedhor me lista të mbyllura por nuk arrij të konceptoj PD-në që bashkoi votat për të hequr të drejtën shqiptarëve për të zgjedhur deputetin e tyre.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com