Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka dhënë sinjalet për bashkimin e demokratëve, para zgjedhjeve parlamentare të 2025-sës.
Këtë gjë e bëri të ditur sekretari për Marrëdhëniet me publikun në PD Edvin Kulluri. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhiun, Kulluri tegoi edhe kushtet për Berishën.
Sipas tij, ky i fundit nuk duhet ta quaj veten kryetar të PD-së, mos e quaj pjesën e demokratëve që drejton si opozitën e vetme dhe të heqë dorë nga sulmet dhe shantazhet verbale.
Ndërsa komentoi paraqitjen e Berishës në SPAK, Kulluri tha se ai po jep shembullin më të keq të një politikani duke sulmuar prokurorët, teksa shtoi se mbështetja e demokratëve ndaj ish kryeministrit është shumë e ulët.
Intervista e plotë:
Paraqitja sot në SPAK e Berishës nuk solli surprizë. Siç pritej, ai e sulmoi këtë strukturë, si një strukturë kriminale. Mbështetja e njerëzve la për të dëshiruar. Ti si e ke parë këtë epsiod?
E pash siç ishte realiteti. Mbështetja është e ulët dhe kjo vihet re edhe në protestën poshtë banesës së tij. Ajo që ëstë për të ardhur keq është kultura e munguar e ligjore e Berishës, që sot pretendoi që i kishte marrë ai në pyetje prokurorët dhe ishte gati të merrte edhe ndonjë masë arresti në shtëpi për prokurorët. Kjo është jo serioze. Përtej Berishës, atë që mund të themi për këtë sistem është barazia para ligjit.
Shqipëria vjen nga një histori e keqe nga pabarazia para ligjit, e njerëzve të pasur, atyre që kanë lidhje me politikën dhe krimin. Berisha po jep shembullin më të keq që duhet të japë një politikan, i cili ka një mënyrë për tu përballur me drejtësinë. Të përballet me avokatët e tij dhe në të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në Strasburg. Të tjerat janë fjalë boshe.
Në çdo episod politik që ka të bëjë me PD nuk mungon dëshira e përligjur nga çdo palë për tu bashkuar, por intinerari i Berishës në dyert e spak si po kontribuon në këtë dëshirë”. A ka shpresë për bashkim?
Patjetër që ka shpresë për bashkim. Para vitit 2025, para zgjedhjeve të ardhshme do ketë një mundësi të gjejmë një formulë bashkimi.
Berisha dhe ata që e mbështesin duhet të kuotojnë që kjo që po bëjnë dëmton demokratët, që është përtej Berishës dhe Bashës. Bashki dhe konfederata është e mundur, mirëpritet çdo deklaratë për bashkim, Ka vetëm një kusht, ajo e ndarjes. Nëse Berisha insiston që ai është kryetari i PD është e pavërtetë, që opozita është ai dhe kjo e pavërtetë dhe nëse heq dorë nga sulmet dhe shantazhet e përditshme verbale ndaj PD, krijon kushte që mund të shkojmë në një marrëveshje. Për PD është e pamundur të ketë protagonist një person të shpallur non grata nga SHBA-Britani.
Në ditët e fundit, ka nxjerrë kryen ideja se shumica është duke u përpjekur të krijojë një strukturë për të frenuar një lloj vrulli që SPAK ka marrë për zyrtarët që janë sot në zyrat e shtetit. Çfarë mendoni për këtë ide?
Unë kam pasur replikë me Spiropalin për këtë çështje. Ata që nuk kanë punë në spak janë shprejur. Parlamenti e ushtron funksionin e vet tek institucionet e pavarura. Ndërhyrja tek SPAK është e tepër dhe në shkelje të hapur.
/a.r