Lulzim Basha kisht premtuar emrat e 140 kandidatëve për deputetë për parlamentaret e 2025-ës, brenda 31 marsit, por kjo nuk ishte e mundur pasi strukturat brenda kësaj partie kërkuan kohë dhe se nuk janë nxituar që të bëjnë zgjedhje formale.
Kështu bëri me dije zëdhënësja e PD-së Mirela Karabino, e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, e cila tha se lista e kandidatëve do të jetë gati në fillim të muajit maj.
‘Kemi qenë në një proces organizmi. Kishim menduar se do të përfundonte më shpejt. Partia ka qenë në një agresion të brendshëm. Përgjatë kësaj periudhë pas 9 shtatorit procesi ka zgjatur pasi nuk jemi nxituar të bëjmë zgjedhje formale,.
Por të zgjedhim njerëz me integritet, qëndrestarët. Kështu që zgjati procesi. Strukturat kryesinë e PD-së të degëve në mbarë Shqipërinë do të kenë propozimet e tyre për kandidatët e ardhshëm.
Brenda muajit dhe në Kuvendin që do të mbahet në maj që do të bëhet, do të jetë patjetër lista e kandidatëve. Një pjesë nga kryesia e degëve dhe një pjesë tjetër nga kryetari dhe do të kalojnë për miratim te kryesia e PD-së.
Forca e PD është të integriteti moral dhe profesional. Çdo kandidat do ti kalojë ligjit të dekriminalizimi dhe lustracionit.’- tha Karabina për gazetarin Arbër Hitaj.
E pyetur në lidhje me grupin e Dialogut të ngritur në Kuvend me Rithemelimit dhe PS-së, Karabina tah se ky grup nuk do ti sjellë asgjë publikut, përveçse tregon për pazarin që ka nisur mes dy palëve politike.
‘Bylykbashi paska pasur nevojë të zëvendësuar Alibeajn!. E cilësoi grup dialogu dhe tha se nuk është e qartë si do të funksionojë dhe tha se do të paraqesë propozimet e tyre. Çfarë u arrit? Grupet e dialogut asgjë nuk do të bëjnë përveçse është një pazar për atë që ato kanë rënë dakord mbi grupet që kanë ngritur. Ti ndryshon objektin dhe merr vetëm dy komisione ndërkohë që SPAK i ka mbyllur dyert.
Është një Pazar i dukshëm për interesat e dy palëve. Faktorizim i kësaj pjese të opozitës që ka humbur mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve. Si mund të jetë Basha i humbur kur ka disa propozime të qarta. Është në interes të qytetarëve shqiptar. Gjikunri ka thënë se PD nuk diti të bëjë kompromise. PS ka dashur Pazar, PD nuk ka qenë pjesë e asnjë pazari.’- tha Karabina./m.j