Më 24 gusht 2024, Pavel Durov, themeluesi i Telegram, u arrestua nga autoritetet franceze në Paris.
Arrestimi është pjesë e një hetimi për dështimin e platformës në moderimin e aktiviteteve e paligjshme, duke përfshirë trafikun e drogës dhe shfrytëzimin e fëmijëve.
Eshtë një rast që ngre shqetësime në lidhje me përgjegjësinë e drejtuesve të kompanive të teknologjisë për sjelljen e përdoruesve në platformat e tyre.
Telegram ka mohuar akuzat, duke deklaruar se ato janë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian dhe ruajnë praktikat standarde të moderimit të industrisë.
Ajo që po ndodh me Durovin mund të krijojë një precedent, pasi operatorët e platformave të teknologjisë mund të konsiderohen përgjegjës, për veprimet e përdoruesve të tyre, duke ndezur debate më të gjera rreth përgjegjësisë dixhitale në industrinë e teknologjisë.
Telegram, i themeluar nga Pavel Durov në vitin 2013, është një aplikacion mesazhesh i bazuar në cloud, i njohur për fokusin e tij tek privatësia dhe siguria.
Ai i lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe me tekst, foto, video dhe dosje të çdo lloji, së bashku me krijimin e kanaleve dhe grupeve me një numër të madh pjesëmarrësish.
Shumë njerëz e preferojnë për shkak të enkriptimit të bisedave sekrete. Por pikërisht vënia kaq shumë e theksit tek privatësia ka sjellë edhe kritika të shumta, sidomos për aktivitetet e paligjshme.
Arrestimi i Durovit mund të sjellë pasoja serioze për platformat si Tëitter apo Facebook. Ai sinjalizon një ndryshim që mund të ndodhë, ku operatorët e platforma do konsiderohehsin përgjegjës për veprimet e përdoruesve të tyre.
Kjo mund të sjellë ligje më të rrepta, rritje të presionit mbi kompanitë që të shtojnë moderimin e përmbajtjes, dhe ndoshta edhe më shumë risqe për drejtuesit e kompanive teknologjike. Nëse tendenca vazhdon, mund të shohim një forcim më agresiv të ligjeve digjitale, sidomos në BE, ku ka një shtim të fokusit mbi të drejtat dhe përgjegjësitë digjitale.
bota.al