Pasi mori vulën, Berisha thirrje deputetëve që mbështesin Bashën: U votuat prej logos së PD, vendi juaj është te…!

Sali Berisha, një ditë pasi Apeli i dha vulën dhe logon e PD, i ka bërë thirrje deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën që të kthehen në partinë e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij nga driatarja e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, iu ka bërë thirrje deputetëve demokratë që nuk janë pjesë e Rithemelimit, të bëhen pjesë e saj. Berisha shprehet se deputetët demokratë e kanë vendin tek elektorati i PD-së dhe se janë të mirëpritur.

“Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD. Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën”, shprehet Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Asgjë nuk mund të ndajë demokratë e betuar për të qenë opozitë e vërtetë.

Deputetëve të PD që akoma nuk janë në grupin tonë, thirrja më miqësore, vendi juaj është tek elektorati i PD.

Mos harroni kurrë se me këtë logo, me këtë flamur keni bërë të gjithë fushatën.

Se dhjetëra mijëra zgjedhës u votuan ju me këtë flamur, ndaj dhe jeni të mirëpritur.

Jeni të mirëpritur në gjirin e grupit parlamentar të PD.

Beteja e madhe është përpara.

Të harrojmë dhe arkivojmë njëherë e mirë betejën njëri me tjetrin.

T’i përvishemi Edi Ramës në emër të atyre qindra e mijëra shqiptarëve që vuajnë nën regjimin e tij.

Përgëzoj të gjithë ata demokrate e demokratë, të cilët që sot kanë marrë dhe po marrin vendimet e duhura.

I garantoj se beteja dhe fitorja do të jetë fati ynë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com