Heqja e vizave me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pranverën e vitit të shkuar ka fuqizuar pasaportën shqiptare. Megjithëse në Rajon lë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, vendi ka fituar një vend në krahasim me vitin e shkuar në Indeksi Botëror i Pasaportave.
Pasaporta shqiptare renditet e 42-ta në botë, me qytetarët që mundësojnë lirshëm në 122 vende të botës, 74 prej të cilave pa viza.
Pas heqjes së vizave në zonën “Schengen”, pasaporta e Kosovës është ngjitur në vendin e 54-t me 48 vende të botës drejt së cilave mund të shkohet pa nevojën e një vize.
Sipas Indeksit Botëror të Pasaportave, këtë vit të ri është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe ajo që kryeson për fuqinë më të madhe me rreth 180 shtete drejt së cilave mund të shkohet pa pengesa. Lista pasohet nga Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda.
Koreja e Jugut dhe Japonia, dy shtet aziatike që kryesonin listën vitin e shkuar renditen tashmë respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.
Pakistani, Somalia, Iraku, Afganistani dhe Siria janë shtetet me pasaportat më pak të fuqishme në botë sipas Indeksit Botëror të Pasaportave për vitin 2024.