Pas Vlorës, zbulohen parcela me kanabis edhe në Shkodër, asgjësohen 4621 bimë dhe fidanë

Pas parcelës me kanabis në Vlorë, policia e Shkodrës ka zbuluar dy parcela të tjera me bimë narkotike në Postribë dhe në Velipojë.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se janë asgjësuar 4621 bimë dhe fidanë kanabisi në Postribë dhe Velipojë.

Ndërsa mësohet se është arretsuar autori i kultivimit në Velipojë dhe është proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryetari i njësisë administrative Postribë.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar policor, të koduar “Territor i pastër”, u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në Postribë, gjetën dhe asgjësuan 2946 bimë narkotike dhe 1385 fidanë në kubikë. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e njësisë administrative Postribë, shtetasin R. M., 34 vjeç;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në fshatin Baks, gjetën dhe asgjësuan 290 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi A. T., 43 vjeç., banues në Velipojë”, njofton policia.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com