Pas vdekjes së Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit kërkon publikisht dënimin me vdekje: Krime të neveritshme

Kryetari i Bashkisë së Ternit dhe sekretari i partisë Alternativa Popullore, Stefano Bandecchi, ka kërkuar që shteti italian të rikthejë dënimin me vdekje.

Ai thekson se ka dy krime që ai i quan ‘tepër të neveritshme’, feminicidin dhe pedofilinë.

Propozimi i tij është bërë publik përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram.

Deklarata e Bandecchit vjen pas vrasjes së Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë nga Terni, e cila u vra për vdekje dhe më pas u fut në një valixhe nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, 23 vjeç, raportohet në mediat italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com