Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe në pushtet, Ana Brnabiç, është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Serbisë. Në një votim të mërkurën në Kuvend, ajo mori 153 vota pro nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, ndërsa 5 deputetë votuan kundër.
Kandidatura e Ana Brnabiç u propozua nga Partia Progresive Serbe, një parti e cila së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 anëtar në Kuvend. Propozimi që Ana Brnabiç të zgjidhet kryetare e Kuvendit u shoqërua me një debat treditor, i cili u karakterizua nga ofendime dhe etiketime ndaj deputetëve.
Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e qeverisë për zgjedhjen e Brnabiçit në krye të Kuvendit. Deputetët opozitare nga Lëvizja Kombëtare e Serbisë, thanë se kryetarja e Kuvendit duhet të jetë e moderuar dhe të tregojë gjakftohtësi gjatë seancës.
/a.r