Pas SHBA edhe Gjermania kundër “botës serbe”: Bosnja akuzon Beogradin për sulm

Pas kritikave të forta të Shteteve të Bashkuara, edhe Gjermania reagon kundër konkluzioneve të të ashtuquajturit parlament i “Botës Serbe”. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, shprehu shqetësim për aktivitetin e mbajtur me 8 qershor.

Kërcënimet ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës janë krejtësisht të papranueshme për Gjermaninë dhe Perëndimin“, tha shefja e diplomacisë së Berlinit.

Autoritetet në Sarajevë e informuan atë se “Bota Serbe” ka bërë sulmin më të rëndë ndonjëherë kundër marrëveshjes së paqes të Dejtonit që nga vitit 1995.

Mbajtja e atij parlamenti është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe vlerave bazë mbi të cilat mbështetet Bashkimi Europian”, thuhet në reagimin e kryetarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviç, që ka biseduar me ministren gjermane.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com