“Pas reklamës online, u çonte klientët në…”/ Pranga turkut në Tiranë, shfrytëzoi 9 vajza si prostituta

Pas atij që bëri “kërdinë” me kartat bankare, policia ka arrestuar një tjetër turk në vendin tonë.

Këtë herë, për “shfrytëzim prostitucioni” të 9 vajzave. Këto të fundit (shtetase të huaja) janë proceduar penalisht.

“Rekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, nëpërmjet reklamimit të fotove online, arrestohet një shtetas turk. Procedohen penalisht 9 shtetase për ushtrim prostitucioni. Sekuestrohet një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga ushtrimi i kësaj veprimtarie, 3 celularë dhe 9 karta krediti”, njofton Policia e Tiranës.

37 vjeçari me inicialet I.Y akuzohet edhe për “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Dyshohet se ai rekrutonte shtetase të huaja nga Kina e Kazakistani e më pas duke përdorur një faqe online reklamonte fotot e tyre. Kështu, siguronte klientët të cilët shkonin në ambientet e mara me qira prej tij në kryeqytet.

Siç bëjnë me dije blutë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com