Me dy raporte të ndryshme kanë dalë opozita dhe mazhoranca pas punës 4 mujore në komisionin hetimor të TIMS.
Kjo është mbledhja e fundit e këtij komisioni dhe Ervin Salianji, në cilësinë e kryetarit deklaron se ka gati raportin përfundimtar, por ka hasur në kundërshtinë e nënkryetarit socialist Toni Gogu i cili paraqet një tjetër raport të hartuar nga 8 anëtarët e mazhorancës dhe eksperët e propozuar prej tyre.
Toni Gogu: Nëse raporti që ju keni përgatitur është ajo që ju keni thënë gjatë gjithë veprimtarisë së komisionit do jetë raporti i pakicës. Ne kemi një tjetër raport të përgatitur nga një grup tjetër ekspertësh. Nëse doni ti hedhim në votim vazhdojmë. Nëse doni të lexoni raportin tuaj, vazhdoni, por duhet të votohet për të qënë raport i komisionit.
Ervin Salianji: Kemi përgatitur një raport që është dinjitoz për komisionin. Nëse keni raport tjetër na e vendosni në dispozicion ta lexojmë
Xhemal Qefalia: Nëse e keni haruar raportin në emër të komisionit duhet tna i kishit vënë në dispozicion