Pas disa protestave të opozitës të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës, mësohet se ditën e nesërme më 22 prill është njoftuar se do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës, pas protestave të tyre përpara institucionit.
Gazetari Osman Stafa raporton se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 17:00 dhe se pas mbledhjes do të ketë një prononcim për mediat.
Çfarë ka kërkuar opozita?
Opozita ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Brendshëm Financiar, që funksionon për një periudhë 4-vjeçare dhe ka në përbërje të saj përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti tha gjatë ditës së sotme se Komisioni i Brendshëm Financiar ka për detyrë kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga bashkia, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.
Teliti theksoi se nuk ka ndonjë arsye për të mos e ngritur këtë Komision, pasi është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak.