Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter, shuhen flakët në Dropull

Pas më shumë se tre orësh operacion, është evituar rreziku për banorët e Dropullit, si shkak i zjarrit që përfshiu passditen e sotme këtë zonë.

Fillimisht zjarri ka ardhur nga një vatër e pashuar ende, në zonën e Delvinës.

Flakët u përhapën në kullotat e Malit të Gjerë, duke rrezikuar banesat në fshatrat Frashtan dhe Dropull.

Është dashur ndërhyrja emergjente e helikopterit dhe zjarrfikësve të Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit për lokalizimin e zjarrit që rrezikoi banesat dhe bizneset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com