“Pas maskave është Sudja nga penxherja”, Rama takohet me të pensionistët dhe u jep premtimin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me të moshuarit në Korçë gjatë ditës së sotme, të cilëve u ka premtuar një rritje të ndjeshme të pensioneve gjatë vitit që vjen.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se qytetarët nuk duhet t’u besojnë atyre që premtojnë pensione 400 dhe 1000 euro me ‘një të rënë të lapsit’, pasi sipas tij, kjo është e paarritshme.

Rama shtoi se pas atyre që bëjnë këto premtime qëndron Sudja (duke nënkuptuar ish-kryeministrin Sali Berisha) i cili sipas shefit të ekzekutivit, është problemi kryesor në vend.

“Do të fillojmë rritjen e pensioneve. Rritja e pensioneve është qershia mbi tortë e rritjes së përgjithshme të ekonomisë që rrit pagat. Sot ne mund të flasim për mundësi, sepse edhe ky vit është një vit me rritje të ardhurash. Ju kam thënë nuk jemi në gjendje t’i rrisim, por vetëm mund t’i indeksojmë.

Duhet të vazhdojmë të jemi të vetëdijshëm se kur dalin disa sharlatanë që flasin për rritje të menjëhershme dhe thonë ‘do e bëjmë pensionin minimal 400 euro, do e bëjmë pensionin 1000 euro’, këta janë maska të Sudes. Maska të njohura dhe maska të panjohura të reja. Është Sudja mbrapa me frymën anti-shtet.

Qoftë kur dalin maskat në penxhere në katin e 8, qoftë kur dalin maskat në majë të malit me tuta dhe paraqiten si e reja që po vjen, në fakt është Sudja që del bashkë me shpirtin. Suden e kemi hije në histori dhe prandaj nuk kemi arritur dot të bëjnë drejtësi e prokopi. Kombinim i çiftit mes Haxhi Qamilit nga Njëra anë dhe Sudes nga ana tjetër”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com