Pas disa orësh luftë me flakët, është vënë nën kontroll zjarri në fshatin Valas të Elbasanit.
Ekipet e zjarrfikësve kanë mundur që të shuajnë flakët, ndërkohë që vijojnë te qëndrojnë në terren, për fikjen e plotë të të gjitha vatrave.
Zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe kodre me ullinj, që prej orëve të pasdites së kësaj të hënë.