Pas dhunës së dy ditëve më parë me molotovë, ku u rrezikua seriozisht edhe jeta e gazetarëve dhe efektivëve të policisë, opozita ka heshtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Ndryshe nga mbledhjet e mëparshme, asnjë nga këshilltarët e PL dhe ata të Rithemelimit nuk mori fjalën për të debatuar me kryebashkiakun Veliaj.
Kujtojmë që protesta e së martës solli reagimin e të gjitha shoqatave të gazetarëve, të cilat në bllok dënuan opozitën për aktet e dhunës dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë nxjerrjen para ligjit të autorëve që hodhën molotovë./m.j