Sara Gjordeni është larguar mbrëmjen e së martës prej formatit më të ndjekur të ‘BBV3’.
Gjatë një interviste të zhvilluar ditën e sotme ajo ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me boksierin Jurgen Uldedaj.
“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.