Pas arrestimeve, rrëfimi tronditës nga autori i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit: Jam paguar nga burri i saj

Mbrëmjen e sotme, Policia e Kosovës bën me dije se ka arrestuar 2 persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit. Njëri nga të arrestuarit është burri i viktimës, Naim Murseli.

Autori që dyshohet se ka kryer vrasjen, ka rrëfyer dhe pranuar veprën duke thënë se është paguar nga Naim Murseli, pra nga burri i së ndjerës. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete. Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.

Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com