Pas rreth 4 orësh qëndrimi në Strukturën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, Plarent Ndreca nuk dha detaje por deklaroi për gazetarët se do të shprehet në momentin e duhur.
“I kam dëgjuar e lexuar. Do të shprehem në atë momentin e duhur. Mos u nxitoni!”, deklaroi Ndreca pas daljes nga SPAK.
Deputeti i Partisë Socialiste është paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime në lidhje me çështjen në të cilën është marrë i pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”.
Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
/a.r