“Pas 4 gushtit, Gjikuria të bëhet nënkryetar i bashkisë”, Tavo: Propozimin nuk e kisha për propagandë

Kandidati socialist për zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Blendi Klosin, ishin sot në një takim me banorët e zonës ku folen për zgjedhjet e së dielës.

Gjatë fjalës së tij Tavo propozoi kandidatin e PD-së, Petro Gjikuria për nënkryetar bashkie. Ai u shpreh se propozimi i tij është i sinqertë dhe jo për propagandë.

Tavo: Propozimi për rivalin ishte me sinqeritet. E konsideroj të nevojshëm për Himarën bashkëpunimin për Himarën me stafin e tij, ti bashkohen programit tonë.

E them me sinqeritet dhe nuk ka pse ti ngelet qejfi nga ne. Himara është e të gjithëve e të majtëve e të djathtëve, pa ngjyrë. Kushdo që do ta zhvilloj Himarën, është i mirëpritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com