Partia e Lirisë mohon lajmin: Nuk ka ardhur asnjë agjent për të kontrolluar zyrën e Ilir Metës

Partia e Lirisë ka reaguar pas lajmeve se agjentët e Byrosë së Hetimit kanë zbarkuar në zyrën e drejtuesit të kësaj partie, Ilir Metës, me urdhër të SPAK. Në reagimin e bërë, PL shprehet se nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë.

“Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së”-thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com