Gkatë 24 orëve të fundit bora dhe ngrica kanë pushtuar vendin më konkretisht juglindjen e vendit.
Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet janë ndërprerë. Për shkak të temperaturave të ulëta borëpastrueset kanë qenë në terren në të gjitha akset rrugore në juglindje të vendit.
Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për tu theksuar dhe formimi e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.
Në zonën e Dardhës aty ku termometri ka shënuar deri në – 5 gradë gjatë natës, kanë qenë dy borëpastruese për të bërë të mundur kriposjen e gjithë segmentit. 3 borëpastruese kanë qenë në aksin nacional Korçë-Ersekë në qafën e qarrit për të bërë kriposjen dhe 2 të tjera në zonën e Voskopojës.
Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1 metër, në të gjithë segmentin Shtyllë-Panarit është punuar që prej ditës së djeshme dhe aktualisht edhe në këtë segment nuk shfaqen probleme por drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks përveç gomave dimërore duhet të pajisen edhe me zinxhirë.
Parashikim për Javën. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e Hënë dhe e Martë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës.
Dita e Mërkurë e Enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore.
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndruashme. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri që në orët e para të ditës. Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet. Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000metra.
Parashikimi për sot pasdite dhe nesër. Sot pasdite (e diel, dt.17) dhe nesër (e hënë, dt.18) nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 3 / 11 °C
në vendet malore: -1 / 7 °C
ERA
Sot pasdite (e diel dhe nesër e hënë 17) dhe nesër (e hënë, dt.18), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.