Parandalimi i aksidenteve rrugore, policia arreston 41 drejtues dhe pezullon 154 leje drejtimi

41 drejtues janë arrestuar nga Policia Rrugore gjatë kësaj jave, pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu në kuadër të sigurisë dhe të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia gjatë javës që lamë pas ka pezulluar 154 leje drejtimi.

“Monitorime intensive 24/7, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë. Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë pezulluar 154 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt dhe janë arrestuar 41 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi,” njofton Policia Rrugore.

Ndërkaq në të gjithë vendin janë vendosur gjithsej 24 231 masa administrative për shoferët, të cilat kanë shkelur Rregullat e Qarkullimit Rrugor.

“Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 24 231 masa administrative, nga këto: 6701 për shpejtësi tej normave të lejuara; 1014 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 1306 për mospërdorim të rripit të sigurimit;  2357 për parakalime të gabuara; 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 117 për manovra të rrezikshme në rrugë; 201 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit; 10034 për parkim të gabuar; 2234 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor,” thuhet në njoftimin e policisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com