Paralajmëron avokati: Flamur Noka në hall të madh, pas pak ditësh do dëgjoni çfarë do pëlcasë!

 Komisioni i Medias u kthye paraditen e sotme në një ‘arenë’ përleshjesh brenda deputetëve demokratë.

“Janë në hall të madh, hall koke” komenton avokati Idajet Beqiri veprimet e sotme të Flamur Nokës dhe Gazmet Bardhit të cilët u përplasën me kryetaren e komisionit të medias Flutura Açka duke i kërkuar të ishin pjesë e ‘bojkotit’ me kaos të veprimtarisë së komisionit deri në plotësimin e kërkesave të Rithemelit për ngritjen e komisioneve hetimore.

“Flamur Noka ka problem të rëndë me drejtësine. Pas pak ditësh do të dëgjoni çfarë do të pëlcasë për Nokën.  Me atë vilën e Gjirit të Lalzit që është pastrim i dukshëm i parasë. Por ka dhe probleme të tjera”  thotë Beqiri në një intervsitë për “Studio Live’ të Arbër Hitajt në Report Tv.

Më tej Beqiri është i bindur se SPAK nuk do të ndalet tek Berisha por do të vijojë më tej.

Janë të dy (Flet dhe për Berishën) të Beogradit. Më vjen keq që e them se duket si teori konspiorative por Flamur Noka mendon se shqiptarët kanë rënë në gjumë. Flamur Noka nipi I kujt është? Është I ish-gjeneralit famëqek të UDB-së së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvink.

Janë në hall të madh. Jam I bindur që Berisha do e marrë këmbën zvarrë. Defterët janë hapur e kushtdo që ka bërë korrupsion e krime të organizuara do u vijë dhe po u vjen radha. Pandëshkueshëmria vdiq nhë herë e përgjithmonë në këtë vend” vijon Beqiri.

Ndalet dhe tek Gazment Bardhi.

“Bardhi është bashkëpunëtor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Se vrajsa nuk bëhet se mu tek”

Sa I takon Berishës thotë se ai tashmë është braktisur nga qytetarët.

“Populli e ka bojkotuar. Vazhdon Sali Baba me 40 hajdutë.. populli e ka bojkotur. Është me SPAK e me drejtësinë”

Edhe analisti Leonard Karaj e quan të pajustifikuar veprimet e Bardhit

“Nuk gjej justfikimi tek Bardhi për këtë agresivitet. Në 2021 më ka pasur mua dhe Açkën në krah në zgjedhjet e Elbasanit. Nuk e justifikoj dot. Sjellja ishte e pasjustifikueshe” thotë Karaj./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com