Parakalimi i gabuar i mori jetën 36-vjeçarit dhe plagosi 4 të tjerë, detaje nga aksidenti në aksin Bilisht-Korçë

Një parakalim i gabuar i mori jetën një 36-vjeçari ndërsa shkaktoi plagosjen e katër të tjerëve. Dy automjete u përplasën në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta.

Automjeti tip Volkswagen që drejtohej nga 36-vjeçari Elvis Mizaku u përplas kokë më kokë me mjetin tip “Hyndai” që drejtohej nga 23-vjeçari Kristian Hoxha.

Nga përplasja e fortë, brenda makinës mbeti i bllokuar 36-vjeçari Mizaku, i cili mori plagë të rënda. Ai u nxorr nga makina nga forcat zjarrfikëse. I riu humbi jetën teksa po transportohej për në spital.

Në aksidentin e rëndë që ndodhi rreth orës 17:20 të pasdites së të dielës, mbetën të plagosur dhe 4 pasagjerët, të cilët ndodheshin në automjetin Hyndai. Shoferi i kësaj makine Kristian Hoxha dyshohet se kreu parakalimin e gabuar, që shkaktoi dhe humbjen e jetës së 36-vjeçarit Mizaku.

23-vjeçari u shoqërua nga policia në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 23-vjeçari iu nënshtrua testit të alkoolit dhe rezultoi negativ. Grupi hetimor, dyshon se i riu lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com