Një megaoperacion kundër drogës është zhvilluar në Ekuador dhe në Spanjë, që ka vënë pas prangave 30 persona të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash.
Nga operacionet e koduara “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë. Operacionet e zhvilluara Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha, Azuay, deri mëngjesin e kësaj të marte.
18 persona u prangosën në Ekuador dhe 11 në Spanjë, me kombësi ekuadoriane, spanjolle, argjentinase, kolumbiane dhe kineze, për lidhjen e tyre të dyshuar me operacionet për të transportuar kokainën e prodhuar në Kolumbi në Evropë përmes portit të Ekuadorit.
Sipas mediave, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar: 2 ton 377 kg kokainë, dollarë të konvertuara në 450.000 eurove cash; 10 armë zjarri, 25 automjete, 22 pasuri, ora dhe 27 celulare.
Sipas hetimeve, Dritan G. ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi deri në koordinimin e shitjes në Evropë. Po ashtu, organizata kontaminoi kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri .
/f.s