Para “cash” dhe 6 makina, Prokuroria e Fieri dërgon për gjykim dy të akuzuarit për pastrim parash

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim shtetasit E.H. dhe A.H. për veprën penale të pastrimit të parave.

Dy personat në fjalë nuk kanë pasur burime të ligjshme për të krijuar pasurinë në vlerën 40.800 Euro dhe 3.000 USD, që iu sekuestruan në banesë në të njëjtën datë që iu sekuestrua edhe sasia prej disa kilogram lënde narkotike dhe u gjetën bimë narkotike të kultivuara.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit E.H dhe A.H., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,  parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 776 të vitit 2023, i regjistruar mbi bazën e të dhënave dhe provave të administruara në funksion të një procedim tjetër penal ndaj shtetasve E.H dhe A.H., për vepra penale në fushën e narkotikëve, rezultoi se të pandehurit nuk kanë pasur burime të ligjshme për të krijuar pasurinë në vlerën 40.800 Euro dhe 3.000 USD, që iu sekuestruan në banesë në të njëjtën datë që iu sekuestrua edhe sasia prej disa kilogram lënde narkotike dhe u gjetën bimë narkotike të kultivuara.

Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fshehur ose kryer mbulimin e natyrës së vërtetë dhe burimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Në funksion të procedimit penal, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të tyre dhe/ose peronave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre.

Pasuria gjendje e tyre dhe e familjareve rezulton të jetë 6 automjete dhe shumae parave cash në vlerën totale prej 8.778.866 lekësh,të cilattnuk justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash. Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit, subjekti zotëron në emër të tij (në mënyrë të drejtpërdrejtë) dhe të familjarve të tij, pasuri që nuk justifikohen në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara dhe që nuk përligjen prej tyre.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com