Papa Françesku, mesazh në vigjiljen e Pashkëve: Ringjallja është si farat e vogla të dritës

Para Kremtimit të Pashkëve, Papa Françesku pasditen e bëri një vizitë të shkurtër në Bazilikën e Shën Pjetrit për të kaluar pak kohë në lutje dhe për të qenë pranë besimtarëve që mbërrinin në liturgjinë e Vigjiljes së Pashkëve.

Papa Françesku, në tekstin e homelisë për Vigjiljen e Pashkës, të lexuar nga kardinali Re, ftoi që “të bëhemi lajmëtarë të shpresës, ndërtues të shpresës ndërsa mbi ne fryjnë ende kaq shumë erëra vdekjeje”.

Ai nënvizoi se si “drita e Ringjalljes ndriçon rrugën tonë, hap pas hapi, duke thyer errësirën e historisë dhe duke ndriçuar në zemrat tona”.


Vatikani bëri të ditur se Ati i Shenjtë mund të jetë i pranishëm në meshën e se dielës Urbi e Torbi, por kjo do të varet nga kushtet klimaterike dhe gjendja e tij shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com