2 kuaj pa kalorës, një i bardhë i mbuluar në gjak dhe një i zi kanë vrapuar në rrugët e Londrës Qendrore këtë mëngjes derisa janë kapur pranë Limegouse pas disa orësh. Kuajt thuhet se janë nga Kalorësia në Pallatin Buckingham.
Sipas raportimeve, ambulanca u thirr në orën 09:25 me kohën lokale për t’i ardhur në ndihmë një personi të hedhur nga një kalë pranë Pallatit. Ndërkohë, gazetari i BBC-së, Tony Bonsignore që ishte në vendngjarje tha se pa dikë që merrte trajtim nga mjekët e ndihmës mjekësore dhe më pas u thirr një ambulancë.
Bonsignore ishte në një autobus pranë Stacionit Victoria kur ndodhi incidenti dhe tha: Për momentin është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Menjëherë pas nesh një kalë goditi një furgon dhe theu xhamat. Ka pasur edhe gjak në dysheme.
Sipas zëdhënësit të ushtrisë, tanimë të gjithë kuajt janë gjetur dhe kthyer në “bazë” teksa ka shtuar se ata u liruan gjatë stërvitjes rutinë këtë mëngjes.
“Një numër kuajsh ushtarakë u liruan gjatë stërvitjes rutinë këtë mëngjes. Të gjithë kuajt tani janë gjetur dhe janë kthyer në kamp. Një numër i personelit dhe kuajve janë lënduar dhe po marrin kujdesin e duhur mjekësor“, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë.
Shërbimi i Ambulancës në Londër, ka konfirmuar se katër persona janë plagosur si pasojë e incidentit me kuaj, ndërsa nuk dihet akoma numri i saktë i atyre që janë endur të lirë rrugëve të Londrës paraditen e sotme.
/a.r