Panik në ajër, turbulenca gjatë fluturimit të avionit, dhjetëra të plagosur

Një avion nga Koreja e Jugut ka pësuar trubulenca të mëdha, duke plagosur më shumë se 12 pasagjerë.

Sipas mediave të huaja, në avion ishin 281 pasagjerë. Avioni hasi vështirësi pak pasi u ngrit nga aeroporti Incheon i Koresë së Jugut.

Dhjetë pasagjerë dhe katër stjuardesa pësuan lëndime në shpinë dhe në qafë kur avioni që po udhëtonte drejt Mongolisë papritmas filloi të lëkundej fort për rreth 15 sekonda. Asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua rëndë, shtoi zëdhënësi i linjës ajrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com