Në Spanjë ka hapur dyert Panairi Ndërkombëtar i Turizmit FITUR, për të cili kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm me stendën “Albania All Senses”.
Në atë që e quan si një video-kartolinë, vijnë edhe përshtypjet e disa vizitorëve të stendës së Shqipërisë.
“Nuk kam qenë ndonjëherë në Shqipëri, por është në listën time sepse duket një vend i jashtëzakonshëm. Dua të eksploroj plazhet, natyrisht edhe verën. Bashkë me bashkëshortin e kemi në listën e vendeve që dëshirojmë ta vizitojmë”, thotë një vizitore.
“E vërteta është se doja të dija më shumë pasi udhëtoj vazhdimisht. Dua ta vizitoj Shqipërisë për të njohur një vend tjetër të ndryshëm nga i yni”, shprehet një tjetër vizitor.
Në fund të komentit për këtë panair, kryeministri Edi Rama thotë se sipas vetë organizatorëve, stenda e Shqipërisë, u kthye në stacionin më tërheqës për vizitorët, ç’ka premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik.