Në rrjet është duke qarkulluar një video e prezantimit të robortit të parë humanoid mashkull në Arabinë Saudite, i cili quhet “Muhamad”. Kjo do të shënojë edhe një nga përparimet e Mbretërisë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, një episod, i kapur nga pamjet e celularit, shkaktoi siklet dhe indinjatë, veçanërisht kur video u bë virale. Humanoidi, ndërsa gazetarja po fliste, zgjati dorën për ta prekur në të pasme.
Video shkaktoi shumë komente negative. Megjithatë, një film i dytë, i publikuar nga shumë ekspertë në këtë sektor, treguan se ky gjest ishte pjesë e lëvizjeve të paracaktuara të robotit, të cilat janë mjaft të thjeshta, duke përfshirë zgjerimin e lehtë të krahëve.