Kanë dalë pamjet e krimit të dyfishtë të ndodhur një natë më parë në qytetin e Korçës, ku 61-vjeçari Ilo Lluka vrau me armë Emiliano Pinen dhe më pas veten.
Siç shihet edhe në video, Lluka afrohet, dhe menjëherë sapo Pine është kthyer ka qëlluar mbi të.
Shkak i krimit të dyfishtë është bërë banesa e babait të Llukës, i cili kishte vendosur t’ia linte në trashëgimi Emiliano Pines, pasi bashkëjetonte me mamanë dhe familjen e tij.