Pamje nga vendngjarja/ Aksident i rëndë në mbrëmje, tre ambulanca në vendngjarje, pesë të plagosur transportohen në spit

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.
Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin e rrugës nacionale Fier-Patos në vendin e qujatur ‘Kthesa e Patosit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se në këtë aksident automobilistik janë përfshirë automjetet tip Ford Focus me targa AB 864 DM dhe mjeti tjetër Benz me targa AB 500 EU.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe tre autoambulanca të urgjencës së Spitalit Rajonal Fier për të marrë të plagosurit e për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e këtij spitali.

Burime nga bluzat e bardha të Spitalit të Fierit pohuan se të plagosurit u janë nënshtruar ekzaminimeve, por që paraprakisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com