PAMJE DRAMATIKE/ Të paktën 11 të vdekur në një universitet të Pragës, pas mbërritjes së Forcave Speciale agresori vret

Disa persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga të shtënat masive në një universitet në Pragë. Sipas raportimeve të fundit të paktën kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë.

Agresori i identifikuar , një njeri i vetëm, qëlloi për vdekje ‘njerëzit’ e pranishëm brenda në Universitetin Charles në qendër të qytetit rreth orës 15:00 të pasdites, tha policia.

Një imazh rrëqethës i shpërndarë në mediat lokale pretendon se agresori është burri i veshur me të zeza duke drejtuar një pushkë drejt njerëzve poshtë ndërsa qëndronte në majë të ndërtesës së fakultetit.

Video dramatike tregoi turmat e tmerruara të turistëve dhe të vendasve duke vrapuar nëpër urën e famshme të Charles – një ndër vendet kryesore turistike të Evropës – pasi dëgjuan të shtënat në qytet.

Njerëzit u panë duke vrapuar me duart e tyre të ngritura në ajër nga godina e Fakultetit të Arteve të Universitetit në kryeqytet, ndërsa oficerë policie të armatosur hynë brenda.

Prage, autori i dyshuar

Brenda pak minutash nga të shtënat vdekjeprurëse, policët elitë të forcave speciale u panë duke sulmuar ndërtesën përpara se personi i armatosur të ‘eliminohej’.

Imazhe të tjera të jashtëzakonshme dhe dramatike tregojnë studentë të tmerruar duke u strukur në një parvaz lart në një fakultet në një përpjekje për t’u fshehur nga personi i armatosur pasi të tjerëve iu tha të barrikadojnë veten në klasa.

Një anëtare e fakultetit të universitetit, Zora Hesova, tha se njerëzit ishin ende të mbyllur në klasa brenda ndërtesës ndërsa oficerët e armatosur të policisë shkuan në vendngjarje.

‘I armatosuri u eliminua!!!’ tha policia në X, dikur Twitter.

“Ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në vendngjarje.  Mësuesit dhe studentët e tmerruar në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles u udhëzuan të mbylleshin pasi policia ishte duke u zhvilluar aksionin për kapjen e agresorit.

Një email dërguar stafit dhe studentëve në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles paralajmërohej ajo që po ndodhet nga agresori teksa shoshte. “Mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllini ato dhe vendosni mobilje para derës, fikni dritat”.

Një studente, Deda Mrazek, tha se ishte në bibliotekën e universitetit kur personi i armatosur filloi të qëllonte mbi viktimat”.

Duke ndarë një foto të studentëve të fshehur në pjesën e pasme të një laboratori kompjuterik, Deda shkroi: ‘Jam mirë. Në momentin e të shtënave isha në bibliotekë. Ata na dërguan në pjesën e pasme të laboratorit kompjuterik ku nuk ka dritare.

Tani është përhapur fjala se personi i armatosur ka vdekur.”  Ajo tha se sapo dëgjuan se personi i armatosur ishte vrarë, studentët e tmerruar thirrën të gjithë familjet e tyre për të thënë se ishin të sigurt. /Liberale.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com