Pamje apokaliptike nga Athina! Flakët “përpijnë” një lagje në periferi, disa banorë transportohen në spital

Vazhdon lufta me flakët në Athinë.

Vetëm në pak orë janë djegur 10.000 hektarë pyje, ndërsa në një lagje që quhet Vrilisa janë djegur shumë banesa.

Disa banorë u dërguan në spital me djegie të lehta dhe probleme me frymëmarrjen. Flakëve nuk u shpëtuan dot as makinat e zjarrfikësve.

Kryeministri dhe kreu i opozitës ndërprenë pushimet për të qenë pranë të prekurve nga zjarri.

Ndihma në përballjen e zjarreve po japin edhe Forcat e Armatosura të ushtrisë greke duke siguruar personel dhe mjete dhe duke i aktivizuar kudo që u kërkohet, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile

Në total, Forcat e Armatosura kanë ndarë për vëzhgim 422 efektivë dhe 211 mjete që kryejnë patrulla të cilat kalojnë nëpër zona malore në të gjithë territorin grek. Autoritetet greke janë në alarm të kuq për zjarre në më shumë se gjysmën e vendit të paktën deri të enjten pasi edhe temperaturat që parashikohen të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com