Paloka: Fitorja e Trump ka rikthyer fuqishëm mbështetjen ndërkombëtare për PD

Deputeti i PD Edi Paloka ka komentuar sot zhvillimet e fundit politike në vend, aksionin opozitar pas lirimit të kreut të PD-së Sali Berisha nga masa e arrestit në shtëpi si dhe përgatitjet e opozitës për zgjedhjet e vitit 2025.

Paloka tha se mbështetja ndërkombëtare për PD është rikthyer fuqishëm menjëherë pas fitores së zgjedhjeve në SHBA nga presidenti i ri Trump, duke kujtuar se ishin zero ata që besonin se Sali Beridha do të lirohej nga masa e arrestit. Ai tha se Rama nuk gëzon mbështetje ndërkombëtare dhe kur individë të ndryshëm bënin deklarata në mbështetje të tij kanë qenë mendimet e tyre personale, të personazheve që blihen por sipas Palokës insitucionet nuk blihen.

“Që nga fitorja e presidentit Trump në SHBA hapat që kanë ardhur kanë qenë shumë thelbësor dhe domethënës. Sali Berishën e liruan të detyruar, pasi do e lironte “Strasburgu”. Dalja e tij nga arresti shtëpiak i jep një tjetër frymë aksionit opozitar i cili do të intensifikohet dhe fryma do të jetë edhe më pozitive nga tani e mbrapa,” tha Palona në Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com